Events

Keine Einträge verfügbar.

Workshop: Historia e gjuhës shqipe në kontekstin e saj gjuhësor ballkanik (30.01.2024)

Poster

Të martën më 30 janar 2024, projekti “Gjuha shqipe në Antikitet", financuar nga Fondi Kombëtar Zvicerian i Kërkimit Shkencor SNSF, do të organizojë workshop-in “Historia e gjuhës shqipe në kontaktin e saj gjuhësor ballkanik" në Universitetin e Bazelit. Pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi gjuhësinë ballkanike me një fokus të veçantë në dukuritë e historikut gjuhësor lidhur me historinë e gjuhës shqipe. Fjalimet e mbajtura do të jenë pjesë e fushës së projektit mbi kontaktin gjuhësor mes gjuhës shqipe dhe asaj sllave, greke dhe rumune. Të gjithë të interesuarit e gjuhës shqipe dhe gjuhësisë së Ballkanit janë të mirëpritur të marrin pjesë.

Fjalimet dhe diskutimet do të mbahen në gjuhën angleze.
Rregjistrimi i pjesëmarrjes në mënyrë paraprake nuk është i nevojshëm.

Vendndodhja: Rosshofgasse 2 (Schnitz, salla e seminarit nr. S01), 4051 Basel.

Program:

10:00

Prezantim nga PD Dr. Michiel de Vaan

Pjesa 1: Shqipja dhe greqishtja

10:15

Prof. Dr. Doris Kyriazis
(Universiteti Aristotel i Selanikut)

Greqishtja dhe shqipja, dy gjuhë në kontakt (Një rishikim i kërkimit etimologjik, të dhënave të reja, problemeve, perspektivave)

11:15

Gerard Spaans MA
(Universiteti i Bazelit)

Historia etimologjike e fjalës liqen-i huazuar nga greqishtja; zhvillimet e tingujve, analogjia dhe forma inekzistente

12:00

Pushimi i drekës

Pjesa 2: Shqipja dhe gjuhët romane të Ballkanit

13:30

Prof. Dr. Lorenzo Filipponio
(Universiteti Humboldt i Berlinit)

Fonologjia e latinishtes së vonë dhe gjuhëve romane të Ballkanit dhe pasqyrimet e saj në fjalët e huazuara nga latinishtja në proto-shqip.

14:30

Alexander Robert Herren MA
(Universiteti i Bazelit)

Rëndësia e gjuhëvet arumunishtes dhe megleno-rumishtes për albanologjinë

15:15

Pushim i shkurtër

Pjesa 3 : Shqipja dhe sllavishtja

15:45

Prof. Dr. Ekaterina Tarpomanova
(Universiteti St. Kliment Ohridski i Sofies)

Si, kur, gjithashtu edhe pse-të e evidentimit në bullgarisht dhe shqip.

16:45

Komentet përmbyllëse të organizatorëve

Nëse keni pyetje mbi këtë workshop, ju lutemi të kontaktoni me një nga organizuesit:

Gerard Spaans MA: gerard.spaans@clutterunibas.ch
Alexander Robert Herren MA: alexanderrobert.herren@clutterunibas.ch


prezantimi i projektit "Gjuha Shqipe në Antikitet"

Të hënën, më 13 mars 2023, Michiel de Vaan, Sergio Neri, Geert Jakob Spaans dhe Alexander Robert Herren prezantuan projektin kërkimor të SNSF "Gjuha Shqipe në Antikitet". Për më tepër, Olivier Winistörfer (UZH) ka prezantuar projektin e doktoraturës "The Balkan Sprachbund - Një qasje ndryshe".